Ballina Politika Analisti i njohur nxjerr në pah dështimin e ‘Konfederatës Opozitare’: Kjo është...

Analisti i njohur nxjerr në pah dështimin e ‘Konfederatës Opozitare’: Kjo është thjeshtë një fasadë

89
0

Analisti Plator Nesturi, i ftuar në një studio televizive, tha se Konfederata Opozitare e formalizuar ditën e sotme është një fasadë për të dhënë imazhin që ka përpjekje për bashkim.

Duke vijuar më tej, Nesturi theksoi se kjo “aleancë” e nis dështimin që nga mënyra se si ulen palët, ku në krye është Flamur Noka që po jep orientime ndërkohë që në një Federatë të gjithë janë të barabartë.

“Jam kureshtar të di kush e drejton, kush e organizon dhe kush është në krye. Një federatë nuk ka krye. Nëse Noka po jep orientime dhe piketat atëherë nuk e quaj Konfederatë. Po shoh që ka një lloj ngërçi për faktin se ky propozim është bërë nga aleatët e vegjël që hodhën idenë e një Konfederate ku palët ishin të barabarta për të vajtur në një front të unifikuar për zgjedhjet ku mund të kishte formula të ndryshme. Ose do kishte listë të përbashkët ose në formula të tjera. Ajo që përbën elementin kryesor është që para gati 2 javësh u duk sikur pati lëvizje që realisht mund të sillnin një zhvillim të ri.

Kishim deklaratën e Metës, por në daljen e tij të parë la të kuptonte që nuk ishte e udhës që si kandidat për kryeministër, si figurë qendrore të mos ishte Berisha dhe ai. Kjo i hapte rrugën një formule të re.

Ka qenë për një personazh që është jashtë politikës, një personazh që mund të siguronte një element përbashkues. Të mos harrojmë dhe daljen e Bashës që nuk e përjashtoi këtë mundësi për krijimin e një fronti të bashkuar. Nga ana e Rithemelimit me deklaratën e tij  Berisha “Do të vijë Berisha 3” ishte kthimi i përgjigjes për kandidaturën e një figure përbashkuese.

Shehi i ka mëshuar kësaj formule, duke zgjedhur një figurë që mund të përbashkojë. Duket se kemi mënyra të ndryshme si e shohin. Nëse do të jetë Rithemelimi që vendos piketat nuk e shoh të suksesshme, do jetë një letër që mund të firmoset sot, por që nuk zbatohet. Nuk shoh zhvillime që mund të sjellin frymë të re. Do të vijojë gara se kush është më i fortë, por jo kush do të mundë Ramën.

Nuk ka koherencë mes personazheve kryesorë të opozitës.Kjo është fasadë për të dhënë imazhin që po përpiqen për një unifikim.

Aleancë që duket që e ka dështimin që nga mënyra si ulen palët. Berisha po trysnon për të pasur ai lidershipin e opozitën. Mund të jetë figura qendrore që mund të krijojë rëndesën më të madhe brenda PD-së, por nuk e bën faktor të rëndësishëm për të ndryshuar balancat dhe ekuilibrat. Mund të jetë faktor brenda PD-së. Meta është lojtar i vjetër, e kupton që në një farë mënyrë kjo nuk është zgjidhje.”, tha Nesturi.