Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend dhe zhvillimet që vijnë nga drejtësia e re, veçanërisht Prokuroria Speciale (SPAK) dhe Gjykata e Posaçme (GJKKO). Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Beqiri ka zbuluar se gjatë kësaj jave do të dorëzojë në SPAK një kallëzim penal ndaj deputetit të Rithemelimit, Flamur Noka për atë që e quajti “afera e pasaportave”.
Beqiri theksoi se në kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm, Noka ka shkelur ligjin në kontratën për pasaportat dhe kartat e identitetit duke përvetësuar mbi 50 milionë euro. Sipas Beqirit, Noka ka bashkëpunuar me Berishën. Sipas Beqirit, nëse SPAK nis hetimet për këtë aferë, ndaj Flamur Nokës do të rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv, shpërdorim detyrë në bashkëpunim dhe pastrim parash.
Ndër të tjera, avokati rrëfeu se pas kallëzimeve që ka bërë në SPAK ndaj Berishës, Metës apo Monika Kryemadhit, ka pasur kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Madje ai kërkoi që SPAK të përshpejtonte ritmin e hetimeve dhe ta merrte në mbrojtje të posaçme.
Ndërkohë teksa foli për situatën më të fundit të krijuar në kampin opozitar, me bashkimin e grupit të deputetëve të Gazment Bardhit me Rithemelimin, avokati Idajet Beqiri theksoi se bëhet fjalë për interesa personale të personave që kanë pranuar të bashkohen me Berishën.
Po ashtu, Beqiri shtoi se shkak për këtë bashkim është bërë shantazhi që të dyja palët i bëjnë njëra-tjetrës për çështje të ndryshme.
-Zoti Beqiri, si e shikoni situatën në opozitë, veçanërisht bashkimin e Gazment Bardhit me Rithemelimin e Berishës?
Këta janë disa njerëz që janë niveli i ulët i politikës shqiptare, nuk kanë autoritet që t’u imponohen shqiptarëve si intelektualë apo politikanë vizionarë. Këta mbërthehen pas pantallonave të dikujt që konsiderohet si i rëndësishëm. Sipas këtyre i fuqishëm është Berisha që ka 5 veta pas vetes dhe duan të marrin ndonjë vend si deputetë. Futen dhe bëjnë hesape të tilla të marrin karrige deputeti, por kanë edhe arsye të tjera. Këta kanë arsye të tjera, ky është një grup që unë e konsiderojë si organizatë kriminale dhe kjo pjesa e Rithemelimit nuk është gjë tjetër ashtu si LSI, veçse një organizatë kriminale që e ka të qartë si të vjedh, si të heq edhe të eliminojë ata që ja dinë hilet sepse ja njohin ato që kanë bërë. ata kanë bërë plot të tilla nga këto.
Ata e dinë që janë të varur nga njëri-tjetri. Gaz Bardhi është i bindur se është i varur nga Flamur Noka edhe ky i fundit është i varur nga Bardhi. Jam i bindur se nesër kur të hetohet çështja madje edhe një media do të përfundojnë pas hekurave minimumi për moskallëzim krimi. Flamur Noka e ka bërë të flasë me vete Bardhin që në momentin kur Bardhi shkoi për të publikuar dokumentet e vilës së Flamur Nokës në Gjirin e Lalëzit. Bardhi i ka të gjithë dokumentet se me cilat para është bërë ajo vilë 3-4 milionë euro. Në momentin që u mor vesh se do shkonte tek Fevziu pr ta zbërthyer Bardhi këtë aferë, ia futën këmbët në një këpucë Bardhit, i kopsitën dosjen që është bashkëpunëtor në vrasjen e Xhuvanit në Elbasan. E detyruan të legenoset deri në fazën që të shkojë tek shtëpia e Berishës atje poshtë e të rijë si një qyqar.
-E shihni si një shantazh?
Po ata shantazh i bëjnë njëri-tjetrit. Sikurse e shantazhon Berisha Nokën e mban lidhur pas qerres së tij. E komandon që ato veprime ti bëjë sipas muzikës që i kurdis Sali Berisha. Saliu ka dosje të Nokës, si kishte dosje të Metës që e mbajti prej frerin dhe e bëri lolo me dosjen e sigurimit dhe vazhdon edhe sot, të njëjtën gjë bënë me Nokën. Do ketë punë SPAK-u të merret këto ditë me të se do i shkojë kallëzimi penal për aferën me karat e identitetit që është ndër më të rëndat. Në aferën e pasaportave dhe kartave të identitetit buxheti i Shqipërisë është zvogëluar me mbi 50 milionë euro sepse kontratën këta e bënë me një firmë private prej së cilës morën pjesën e vetë dhe ajo firmë private nuk duhej të qëndronte më shumë se 5 vite. Por këta thyen çdo ligj e normë.
E përsëriten kontratën, e bënë edhe për 10 vite të tjera, në kohën kur Noka ishte ministër i Brendshëm. I ka bërë bashkë me Saliun këto dhe i morën lekët e kartave të ID dhe pasaportave. Dëmi financiar ishte mbi 50 milionë euro. Tallet me djersën e shqiptarëve, një kat atje tek pallati i digës së liqenit, ia jep Shkëlzen Berishës dhe katin tjetër e merr për vete. Thotë se e bleu 134 mijë euro, por vlera reale është 1.2 milionë euro. Nuk është ky pastrim i parave të pista? Kjo është vepër penale e dukshme.
-Këtë javë do të çoni kallëzim në SPAK?
Po patjetër. Kjo do shkojë në SPAK shumë shpejt dhe po bëhet gati kallëzimi penal. SPAK-ut i kanë shkuar këto informacione dhe në vend që të merret kaseta dhe të fillojë veprimtarinë hetuese BKH, aq më shumë se kur shikon se elementë të tillë pasi e kanë mbushur mirë xhepin me para janë gati të djegin parlamentin, të na lënë pa shtet dhe pa institucione. Të mbash sehir në një situatë të tillë dhe të mos e ndjekësh krimin deri në fund dhe paranë e pistë deri në fund atëherë na pret neve SPAK që ti çojmë kallëzimet. Kur ia çojmë kallëzimet minimumi të na marrë në mbrojtje nga këta kriminale që na mbytën me telefonata drejtpërdrejtë, na mbytën me kërcënime do të zhduk atë do të zhduk këtë.
-Keni pasur kërcënime?
Kam pasur kërcënime në telefon, në komente në rrjetet sociale terrorizëm i vërtetë, më thonë do të vëmë minat ty. Me mesazhe dhe me emër e mbiemër i kam këtu. Jo vetëm 1 apo 2 po disa kriminelë. Mjafton t’i hapësh Facebook-un aty janë tipikë kriminelë. Dhe janë njerëz të Berishës.
-Po padia që do të dorëzoni ku do të bazohet?
Korrupsion pasiv dhe shpërdorim e hapur në bashkëpunim, nuk e bënë vetëm ministri. Pastrim i produkteve që rrjedhin nga një krim. ja tek është tek diga çoj ekspertët, tek Gjiri Lalëzit me ca e vuri atë pasuri, ku i gjeti dhe ku i mori. Këta janë bërë firmato dhe janë veshur me flori, ku është burim që vetëm këta të non gratës e paskan çelësin. Ca ka kulla në këtë vend, janë këta njerëz aty. E mori Saliu atë godinën tek ish-Shqipëria sot dhe e shkeli ligjin duke hedhur poshtë një kontratë që ishte për 20 vjet dhe vetëm për këto 23 për qind të asaj i ka djali i tij.
Me para të tilla, ai jo vetëm bilbilos tek ballkoni, por ai bënë me to çdo gjë. Atij aty tek ballkoni mund ti vij edhe helikopteri dhe ta marr ta çoj ku të dojë që të arratiset. Ai me ato para ai mund të bëjë një grusht shteti tjetër, sepse i ka paratë e pista në dorë. SPAK duhet që të punoj dhe jo të ec me hapin e breshkës. Sepse ky vend do shpejtësi, dosjet janë gati, aferat janë sheshit, po ashtu edhe korrupsioni.
-Çfarë duhet që të bëjë akoma dhe më shumë drejtësia e re?
Ka qenë e kapur. Kjo organizatë kriminale si bënte dot këto afera nëse nuk ke me vete prokurorinë, gjykatat. Këta e kapën drejtësinë dhe drejtësia e interesuar se i mbushi xhepat e vet dhe atyre si kërkonte njeri hesap kur vidhnin dhe i grabisnin shqiptarët. Jam i bindur se SPAK nuk i ndjek dot të gjitha këto, por ama të kesh dosjet gati dhe të thuash dale se po e bëra këtë lëvizje mund të më lëviz koka mua dhe të mos kesh guxim, në një situatë të tillë nuk ka justifikim.
-Me denoncimet që keni bërë ndaj Metës, çfarë po ndodh?
Ende SPAK po i pjek, po presin letërporositë. Ato prova që kanë ardhur nuk ka nevojë që të presësh të tjera sidomos për operacionet estetike. Ca prova të tjera duan këta. Ka mbaruar ‘CEZ-DIA’. Por mund të ketë probleme të tjera. Jam i bindur se ka probleme që lidhen me vrasje të cilësuara për të mbuluar aferën e korrupsionit. 3 vrasje janë. Ka lidhje edhe me gjera të tjera. Por si shpërdorim detyre, si korrupsion pasiv, e ke të provuar diçka të tillë, me letër-porosi që kanë ardhur, me dosjen që e krijoi një komision parlamentar që është gati për gjykim. Atëherë pse nuk e çon në gjyq?