Ballina Kronika Bashkëpunëtor i narko-trafikantit Dritan Gjika/ Zbulohet emri i shqiptarit të kartelit të...

Bashkëpunëtor i narko-trafikantit Dritan Gjika/ Zbulohet emri i shqiptarit të kartelit të kokainës nga Amerika Latine drejt Spanjës, SPAK bën lëvizjen urgjente

69
0

Është zbuluar një tjetër emër shqiptar, si bashkëpunëtor i 48-vjeçarit Dritan Gjika i cili është shpallur në kërkim pas një operacioni ndërkombëtar që goditi një organizatë kriminale të trafikut të kokainës që drejtohej nga shkodrani.

Nuk dihet në fakt nëse Strefi është edhe pjesë e hetimeve të operacionit “Pampa”. Por nga raporti i Villavicencios, Strefi përmendet si i njohur me pseudonimin “Daja” dhe i kërkuar prej vitin 2019 nga Çekia.

Në tetor të një viti më parë, SPAK konfiskoi  pasuritë e mëposhtme të Erjet Strefit dhe njerëzve të lidhur me të, konkretisht:

Sipas SPAK, shtetasi shqiptar Erjet Strefi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga/Çeki, në vitin 2019, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj, anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, të cilët vepronin në territorin e Republikës Çeke dhe Mbretërinë e Hollandës, gjatë periudhës Qershor 2016 deri në Shtator 2016, kanë prodhuar dhe tregtuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike metamfetaminë.