Ballina Politika “Bashkimi” trimëron Flamur Nokën: Ramës do t’i përgjigjemi me çdo armë!

“Bashkimi” trimëron Flamur Nokën: Ramës do t’i përgjigjemi me çdo armë!

84
0

Gjatë fjalës së tij, Noka ka thënë se bashkimi i opozitës ju thotë shqiptarëve se kanë një alternativë kundër këtij pushteti teksa ju ka bërë thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në protestën e 20 Shkurtit në orën 17:30 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Flamur Noka: Bëhet në përputhje të plotë dhe në respekt të votës që qytetarët i dhanë opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, në respekt të plotë të votës. Bashkimi i opozitës sot po ndodh disa ditë para zhvillimit të një proteste të madhe. Ky bashkim është një fuqizim i mesazhit për protestën e madhe të 20 Shkurtit. Bashkimi i opozitës është një sinjal për Ramën se ne do t’i përgjigjemi në çdo formë dhe me çdo mënyrë dhe me çdo armë të mosbindjes civile. Bashkimi i opozitës ju thotë shqiptarëve se kanë një alternativë kundër këtij pushteti.

Bashkimi me opozitën, është e vetmja formë për ta ndalur Ramën në asgjësimin e Shqipërisë. Bashkimi ynë është sot nevojë kombëtare, edhe në diasporë, ky është një bashkim kundër një regjimi që është i bazuar në krim, drogë dhe vjedhje të shqiptarëve. Ky bashkim i opozitës do të shërbejë si një digë mbrojtëse kundër Ramës, kundër varfërimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe kundër këtij shpopullimi. Thirrje të gjithë qytetarëve demokratë dhe jo demokratë, kanë një ftesë nga ana e këtij fronti opozitar që të bëhen bashkë me ne më 20 Shkurt në orën 17:30 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.