Sipas spekulimeve, mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong thuhet se do të largohet nga gjiganti katalunas në fund të këtij sezoni.
Si pasojë e krizës financiare, dhe pamundësisë për të regjistruar lojtarë të rinj, Barça mund të detyrohet të shes disa nga yjet e skuadrës, ndër ta edhe De Jong.
Për këtë çështje ka folur edhe trajneri i Barçës, Xavi Hernandez. I pyetur se a do të largohet De Jong nga Barcelona në verë, Xavi u përgjigj.
“Ai është një lojtar i nivelit botëror dhe nuk është momenti i duhur për të folur për këtë gjë. Klubi dhe lojtari do të ulen së bashku dhe do ta qartësojnë këtë situatë në fund të sezonit”, tha Xavi.