Në kushtet e nevojës për organizimin dhe koordinimin e çdo aktori dhe faktori opozitar, Partia Agrare Ambientaliste vazhdoi jo vetëm të mbështesë por edhe të lobojë idenë e krijimit të Federatës së Opozitës së Bashkuar, sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”.
Ne jemi tërësisht të kënaqur me vullnetin e pjesës dërrmuese të partive opozitare për të koordinuar forcat drejt një alternative të përbashkët politike dhe qeverisëse për zgjedhjet e vitit 2025.
Ne si PAA jame shumë të interesuar të shikojmë sa më shpejt hapat konkretë për ngritjen e një aksioni opozitar, në tri drejtime:
-Qëndrimet politike lidhur me funksionimin e mëtejshëm të parlamentit
-Qasjen ndaj procesit të reformës zgjedhore
-Ngritjen e një alternative qeverisëse, të përbashkët, të re dhe të besueshme nga qytetarët shqiptarë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.