Ballina Kronika Kapet në flagrancë 62-vjeçari në Tiranë, ja çfarë i gjeti policia gjatë...

Kapet në flagrancë 62-vjeçari në Tiranë, ja çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit në banesë

104
0

Një 62-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Handle”.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi i identifikuar si Xh. Ç, pasi banesë mbante armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe jelek antiplumb.

Gjatë kontrollit në banesën e 62-vjeçarit, në fshatin Mëzez, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek antiplumb.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.