Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 16- vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Biden ka thënë se SHBA e mbështet një Kosovë multi-etnike dhe të integruar në strukturat evropiane dhe euro-atlantike.
Presidenti amerikan gjithashtu ka thënë se SHBA përkrah dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë si një hap përpara drejt njohjes eventuale reciproke.