Gentian Mino është arrestuar mëngjesin e së premtes prej policisë në Heraklio të Kretës,pasi ka ekzekutuar me një pistoletë bashkëjetuesen e tij rumune Jana Bajan,e datëlindjes 1995.
Sipas policisë greke,ka qenë vetë Mino që i telefonoi policisë se kishte ekzekutuar shtetasen rumune.
Ai u tha agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë vonë natën,kishte debatuar me viktimën.
Në sherr e siper,nxorri një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe shtiu dy herë mbi të.
Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.
Policia thotë se Bino është i skeduar lidhur me trafik dhe përdorim lëndësh narkotike.
Ai u dërgua në drejtorinë e policisë së Heraklios ku pritet të sqarojë në detaje rrethanat e krimit.