Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka reaguar lidhur me vdekjen e kritikut të presidentit rus, Alexey Navalny i cili ndërroi jetë ditën e sotme në burg.
Përmes një postimi në platformën “X”, Igli Hasani shpreh trishtimin e tij për vdekjen e Navalnyt, një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të opozitës ruse.
Sipas Igli Hasanit vdekja e Navalnyt është një kujtesë tragjike se sa larg është Rusia nga vlerat e demokracisë.
“I trishtuar për lajmin e vdekjes së Navalnyt në një burg rus. Navalny jetoi, dhe në fund vdiq, për vlerat e demokracisë për të cilat nuk bëri kompromis e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke u bërë një simbol dhe frymëzim për shumë njerëz. Vdekja e tij është një kujtesë tragjike se sa larg nga këto vlera është sot Rusia “, shkruan Hasani.