Ballina Kosovë “Kurti dhe shokët e tij si grup rebelësh”, Berisha: Kërcënoi hapur BE,...

“Kurti dhe shokët e tij si grup rebelësh”, Berisha: Kërcënoi hapur BE, s’mban asnjë përgjegjësi për Kosovën

51
0

Përmes një lidhjeje Skype për Klan News, ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës Anton Berisha ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Sipas tij, raportet e qeverisë së Kosovës me aleatët ndërkombëtarë janë në një moment “kritik” duke marrë parasysh qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti.

“Natyrisht vetë mosraporti i mirë është masë, sepse ato janë, siç themi në gjuhën popullore: E keqja nuk ka fund. Më pak e keqja është e keqe. Përveç masave të BE që në kuptimin e imazhit dëmtojnë më së shumti sepse e identifikojnë Kosovën si një shtet që nuk respekton europianët, por edhe masat e amerikanëve nga ana tjetër, pa të cilët s’do kishim shtet të pavarur. Kjo marrëzi e kryeministrit Kurti dhe shokëve të tij që janë bërë një grup rebelësh, vazhdojnë politikën që kanë bërë në rrugë, nëpër institucione. Ai është përgjegjës për dialogun dhe integrimet europiane, kërcënoi hapur BE që mos të na qepen se ne prapë e eskalojmë situatën. Duket që s’mbajnë asnjë përgjegjësi për shtetin e Kosovës, as nuk e kanë në axhendë.”

Berisha hodhi akuza të forta ndaj kabinetit qeveritar të Kosovës, duke theksuar se është kryeministri Edi Rama ai cili po “zbut” situatën duke mos e lënë popullin shqiptar të shfaqet si anti-perëndimor.

“Budallenj ka kudo në botë, por nuk janë udhëheqësit që ndjekin politikat e budallenjve. Shteti i Kosovës është proejkt i përbashkët i SHBA, BE dhe popullit shqiptar për liri, pavarësi, por edhe demokraci. Kjo strukturë po luan rolin e një autokracie, një mendësie që duhet t’i nënshtrohet dhe BE e SHBA. Jam i gëzuar që Sekretari i Shtetit viziton Shqipërinë se është sinjal i forcimit të raporteve bilaterale. Marrëzinë e politikës anti-perëndimore që po e zhvillon kryeministri Kurti, në një mënyrë ia ka ndalë hovin zoti Rama, në mënyrë që populli shqiptar mos të identifikohet në terësinë e tij si një popull anti-amerikan. Nuk ka veprime të njëanshme dhe rrugë tjetër përveç dialogut, dhe pala që nuk e respekton dihet që do ndëshkohet.”