Ballina Politika Mynih/ Rama në zyrat e Tik Tok, takon zv. Drejtorin e Përgjithshëm...

Mynih/ Rama në zyrat e Tik Tok, takon zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë: Diskutuam nevojën për rritjen e vigjilencës ndaj dhunës online

206
0

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani në kuadër të Samitit për Sigurinë Globale ku gjatë kësaj kohe ka zhvilluar një vizit edhe në zyrat e Tik Tok ku ka pasur një takim me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram.

“Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan Rama.