Ballina Politika “Navalny, frymëzim për gjithë ata që luftojnë diktaturat”, Berisha nderon me 1...

“Navalny, frymëzim për gjithë ata që luftojnë diktaturat”, Berisha nderon me 1 minutë heshtje opozitarin rus: Ai kaloi jo njëherë, por disa herë nga vdekja në vdekje

70
0

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, e nisi fjalën  para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij, teksa ndodhet në “arrest shtëpie”, duke kërkuar që të mbahet 1 minutë heshtje, për vdekjen e opozitarit rus, Alexei Navalny.

“Dua të shpreh nderimin tim më të thellë për veprën e pavdekshme të disidentit, opozitarit të pamposhtur ndaj regjimit diktatorial, barbar të Vladimir Putinit, Alexei Navalnyt.

Për çdo njeri që lufton për liri dhe dinjitet, Navaly do të mbetet frymëzimi i tij.

Ai kaloi jo njëherë, por disa herë nga vdekja në vdekje dhe kurrë nuk pushoi së luftuari kundër diktatorit mizor dhe regjimit të tij.

Ndaj dhe ju ftoj ju luftëtarë të lirisë, ta nderojmë me 1 minutë heshtje këtë luftëtarë të lirisë, frymëzim për të gjithë ata që luftojnë kundër diktaturave, regjimeve putiniste kudo që ndodhen.”, tha Berisha.

Disidenti rus dhe opozitari kryesor Alexei Navalny, 49 vjeç, gjeti vdekjen ditën e sotme në koloninë e burgut numër 3 të Qarkut Autonom Yamalo-Nenets, në Rrethin Arktik, ku vuante një dënim prej 19 vitesh burg.

Ai u ndje keq, pas një shëtitje dhe më tej ndërroi jetë, njoftoi nga Shërbimi Kombëtar i Burgut të Rusisë.

Ndërkohë mediat ruse raportojnë se shkak për vdekjen e Navalny është bërë një trombozë.