Ballina Politika Pas kaosit dhe tensioneve në Kuvend, Komisioni i Etikës përjashton nga Kuvendi...

Pas kaosit dhe tensioneve në Kuvend, Komisioni i Etikës përjashton nga Kuvendi dy deputete demokrate

78
0

Pas tensioneve në Kuvend, Sekretariati i Etikës vendos përjashtimin e deputeteve demokrate, Albana Vokshi dhe Elda Hoti me 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ky vendim vjen pas kërkesës së maxhorancës, siç është vepruar edhe në raste të mëparshme, si pasojë e kaosit që shkaktojnë deputetët e grupimit Berisha-Bardhi.

Ligjvënësit nga radhët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit dhe kanë përdorur zhurmues për të ndaluar mbarëvajtjen e një seance normale.

Protestat e deputetëve opozitarë kanë nisur me arsyetimin se të drejtat e tyre në Kuvend janë nëpërkëmbur.

Po ashtu, pas vendosjes së arrest shtëpie të ish-kryeministrit Sali Berisha, “Rithemelimi” ka paralajmëruar se do të zgjerojë aksionin opozitar, deri në mos-bindje civile.