Ballina Sport Pochettino: Ndaj Cityt do të jemi në sulm

Pochettino: Ndaj Cityt do të jemi në sulm

116
0

Trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino, ka thënë se ndaj Manchester Cityt duhet pasur guxim për të sulmuar.

Të shtunën në kuadër të Javës së 25-të Manchester City e pret Chelseas.

Në nëntor Chelsea i mori Cityt barazim në një ndeshje ku u realizuan tetë gola e cila u mbyllë 4-4.

“Man City po bën shumë mirë dhe është një nga ekipet më të mira në botë.

Është një ekip që të domonon dhe të bën të vuash.Mendoj se gjëja më e rëndësishme që kemi kuptuar është se duhet të sulmojmë”, ka thënë Pochettino.