Ballina Kulturë Promovohet libri “Mbi çështjen shqiptare – Bashkëbisedim me Arbën Xhaferin” nga Musli...

Promovohet libri “Mbi çështjen shqiptare – Bashkëbisedim me Arbën Xhaferin” nga Musli Krasniqi

66
0

Në prag të shënimit të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës është promovuar libri “Mbi çështjen shqiptare – Bashkëbisedim me Arbën Xhaferin” nga autori Musli Krasniqi.

Libri përmban intervista me politikanin dhe personalitetin e shquar shqiptar, Arbën Xhaferi, të realizuara nga autori në vitet 2006-2009 dhe të botuara në shtypin e kohës në Prishtinë.

Temë kryesore e librit ishte çështja e Kosovës, por edhe temat tjera që trajtuan çështjet kombëtare shqiptare në përgjithësi. Po ashtu në libër u trajtuan edhe zhvillime historike të Serbisë dhe të politikave të saj antishqiptare, si dhe analiza të karakterit global, por gjithnjë në funksion të temës kryesore.

Hapjen e kësaj ceremonie e bëri me një nga intervistat që e kishte realizuar Krasniqi me Arbën Xhaferi, e lexoi Rina Mujku e cila ishte bërë më 17 shkurt të vitit 2008.

Pjesë e marrë nga intervista me Arbën Xhaferi: Me 17 shkurt 2008 nuk ndodhi vetëm…

“Pjesa që ka zgjedhur z. Krasniqi për ta lexuar para ju si pjesën e parë është një pjese mbi çështjen shqiptare bashkëbisedim me Arbën Xhaferi e cila është intervistë e realizuar me datën 17 shkurt 2008. “Pas shumë pritjesh e dilema deri diku të natyrshme sidomos vuajtjesh e sakrificash u arrit marrëveshja e përbashkët me një pjesë të faktorit ndërkombëtar që të shpallet noviteti i Kosovës, shkëputja e saj nga shteti dhe interesi serb. Me 17 shkurt 2008 nuk ndodhi vetëm akti nga dhunimet e së drejtës të një populli për liri por edhe dështimi i një projekti konkurrues global kryesisht atij rus. Kushtimisht të themi atij perëndimor, ndaj projektet e shoqërisë të hapur demokratike ku respektojnë liritë dhe të drejtat e njeriut”.

Krasniqi gjatë fjalimit të mbajtur u shpreh se ky libër ishte botuar që 8 muaj dhe se sot kanë vendosur që ta promovojnë librin, pikërisht një ditë para përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Krasniqi: Ky libër ka rreth 8 muaj është botuar dhe ne sot jemi mbledhur bashke që të bëjmë promovimin e tije.

“Është praktikë që librat të promovohen brenda pak javësh pas daljes nga botimi, ne kemi bërë një përjashtim këtë radhë, ky libër ka rreth 8 muaj që është botuar dhe ne sot jemi mbledhur bashkë që të bëjmë promovimin e tij. Pikërisht një ditë para përvjetorit të pavarësisë ngase konsideroj se ky përvjetor dhe asnjë përvjetor tjetër i pavarësisë të Kosovës nuk do të jetë i plotë pa u kujtuar në një formë ose tjetër figura dhe kontribute i Arbën Xhaferit. Për më tepër se kaq ne po e promovojmë një libër që në brendësinë e tij përmban intervista mendime të shprehura në një distanca kohore që nga 18 vjet në pikën më të largët. Përveç këtij libri unë kam këtu edhe një libër tjetër që u përmend disa herë deri tani, është libri i Rudinës ‘12 porositë e Arbër Xhaferit”. Ky duket si një pjesë e dytë e këtij libri, në këtë libër janë intervistat e një kohe më të hershme d.m.th. nga viti 2003 pikërisht këtu e shoh vlerën unike të përmbajtjes të këtyre dy librave pra te kjo jetëgjatësi me përdorim dhe citim në raste të shpeshta të tyre”, tha Krasniqi.