Një aksident ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Firence të Italisë, ku një strukturë betoni është shembur duke zënë poshtë 8 punëtorë.
Sipas mediave italiane, 3 punëtorë kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar në spital të plagosur me dëmtime të ndryshme. Ekipet e emergjencës po punojnë për të gjetur 2 punëtorë të tjerë që rezultojnë të zhdukur.
Në këtë kantier po punohej për të ndërtuar një supermarket në periferi të qytetit.
Sipas dinamikës që dihet deri më tani, një kollonë betoni u shemb duke bërë që të rrëzohej tavani dhe të zinte poshtë punëtorët e kantierit.