Shtëpia e Bardhë konfirmon: alarmi për kërcënim të sigurisë kombëtare të SHBA-ve dhe aleatëve të saj që janë njoftuar, lidhet me një armë të nxjerrë nga Rusia për të shkatërruar satelitët. Por ende s’është e operueshme dhe s’dëmton njërëzit në Tokë, por në të ardhmen mund të ketë efekte shkatërruese, ashtu siç do të dhunojë edhe traktatet të nënshkruara edhe nga Moska për të ndalur luftërat dhe për të shmangur militarizimin e hapësirës. Kremlini e mohon duke u përgjigjur se është thjesht një lojë e Washington për të justifikuar vazhdimin e ndihmave për Ukrainën, por ata që e mohojnë këtë lajm janë të njëjtët që mohuan edhe përgatitjet për pushtimin e Ukrainës, teksa sulmi kishte filluar, shkruan
Të Mërkurën, kreu i Komitetit të Inteligjencës në Shtëpinë e Bardhë, Republikani Mike Turner tregoi për ekzistencën e një kërcënimi të ri ndaj sigurisë kombëtare Amerikane, duke i kërkuar administratës Biden të çkodonte sekretet e grumbulluara nga inteligjenca në lidhje me këte temë, për t’i informuar qytetarët. Shtëpia e Bardhë u zemërua shumë nga kjo, sepse Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Sullivan kishte paraqitur më përpara një raport të shkurtër me disa nga liderët e Kongresit dhe po përgatitej të bënte një tjetër, por ata nuk operojnë kështu në publik me çështje të tilla: si fillim për të shmanguar terrorin tek qytetarët; së dyti, për të mos i dhënë mundësi kundërshtarëve të kuptojnë se ata kanë informacione të këtij lloji, gjë që do të ishte me risk edhe për njerëzit dhe metodat e përdorura për ta siguruar këtë informacion. Dyshohet se Turner e bëri këtë që të nxitë kolegët të ripërtërijnë autorizimin për një sistem mbikqyrjeje, i konsideruar thelbësor në këtë fushë.
Sidoqoftë, kreu i Komisionit të Inteligjencës i përket grupit të Republikanëve që janë në favor të ndihmës për Ukrainën, pavarësisht kundërshtive të Trump dhe vartësve të tij. Prandaj dyshohet se ai e bëri këtë edhe që Shtëpia e Bardhë të miratojë paketën e ndihmave ushtarake për Kiev-in, Izraelin dhe Taivanin, gjë që sapo ishte miratuar nga Senati.
E zënë ngusht, Shtëpia e Bardhë u detyrua të qartësonte situatën. Gjatë deklaratës së djeshme për mediat, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby konfirmoi se Rusia po zhvillon ndërtimin e një arme të rrezikshme për të shkatërruar satelitët, pa specifikuar nëse është bërthamore ose jo, por ai u përpoq të siguronte publikun duke thënë: “Së pari, kjo armë është diçka aktive dhe e vendosur nw hapësirë, por teksa shqetësimi se Rusia po punon fort në këtë drejtim është i pranishëm, kjo gjë nuk përbën kërcënim momental për qytëtarët.”. Më tej vijoi “s’po flasim për një armë që sulmon njerëzit dhe sjell shkatërrime në Tokë”
Sa i përket kërkesës për të çkoduar informacionet, Kirby s’premtoi gjë: “duhet të jemi shumë të kujdesshëm se çfarë informacioni vendosim të çkodojmë dhe të ndajmë me publikun.” Sidoqoftë kërcënimi vazhdon dhe mund të dhunojë Traktatin e Hapësirës së nënshkruar në Moskë në vitin 1967, i cili e ndalon vendosjen e çfarëdo arme të shkatërrimit në masë brenda orbitës, apo në hapësirë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov reagoi duke thënë: “ëshë e dukshme që Washington-i po përpiqet të detyrojë Kongresin të aprovojë paketën ndihmë për Ukrainën, me çdo formë. Të shohim ç’strategji do të përdorë Shtëpia e Bardhë.”
Këta janë të njëjtit njerëz që mohuan edhe përgatitjet për pushtimin e Ukrainës teksa pushtimi kishte filluar, prandaj edhe janë pak të besueshëm. Por nga ana tjetër është e vërtetë që ky alarm duhet të përfaqësojë një tjetër element që t’i bëjë Republikanët pro-Trump që të ulen me këmbë në Tokë dhe të jenë të përgjegjshëm. / La repubblica/