Xhevdet Çali, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në banesë i është gjetur armë, krehër, municion luftarak dhe jelek antiplumb.
62-vjeçari, banues në Mëzez, u arrestua në kuadër të operacionin të koduar ‘Handle’.
Gjatë kontrollit në banesën e 62-vjeçarit, në fshatin Mëzez, policia i gjeti në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek antiplumb.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.