Një person është vënë në pranga me veprën penale ushtrim i dhunës fizike. Një 70-vjeçar me inicialet F.M banues në Gramsh, është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Njoftimi i Plotë i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 70 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.