Ballina Europë Vdes në burg kritiku më i madh i Putinit, Aleksei Navalny

Vdes në burg kritiku më i madh i Putinit, Aleksei Navalny

61
0

Shërbimi i burgjeve ruse ka raportuar se kritiku dhe kundërshtari i Putinit, Alexei Navalny ka vdekur.

“Më 16 shkurt 2024, në koloninë korrektuese nr 3, i dënuari AA Navalny u ndje mirë pas një shëtitjeje, pothuajse menjëherë duke humbur vetëdijen”, thuhet në një deklaratë, shkruan SkyNews.

“Menjëherë kanë mbërritur punonjësit mjekësorë të institucionit dhe është thirrur ekipi mjekësor i urgjencës.

“Janë kryer të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk kanë dhënë rezultate pozitive.

“Mjekët e Urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e të dënuarit”, thuhet në përfundim.

Navalny u arrestua në vitin 2021, pasi u shërua nga një tentativë vrasjeje me helm që ka qenë e lidhur me shërbimin e sigurisë FSB të Moskës.