Ballina Rajoni Vuçiç nga Mynihu: Nesër do të takohem me Borell – nuk më...

Vuçiç nga Mynihu: Nesër do të takohem me Borell – nuk më ka ftuar për kafe, por për të folur për Kosovën

83
0

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në Mynih pasi i është bashkuar Forumit të Sigurisë.

Vuçiç ka deklaruar se nesër do të ketë një takim me përfaqësuesin e lartë të BE Joseph Borell, ku do të bisedojnë për situatën në Kosovë.

“Sigurisht nuk më ka ftuar për kafe, por për të folur për Kosovën. Sot patëm tema të rëndësishme me britanikët, si Kosova, rajoni dhe zhvillimi ekonomik i Serbisë”, ka thënë presidenti serb.

Presidenti serb gjithashtu është takuar edhe me lider të tjera botërorë më të cilët ka diskutuar për tema të rëndësishme për Serbinë, shkruajnë mediat serbe.