Ballina Rajoni Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata: Shpërthimi do të ndodhë brenda...

Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata: Shpërthimi do të ndodhë brenda 45 minutave të ardhshme

93
0

Parlamenti grek është alarmuar pasditen e së shtunës pas një kërcënimi për bombë. Paralajmërimi është dhënë me telefon në një stacion televiziv në orën 18:30.

Telefonuesi ka deklaruar se shpërthimi do të ndodhte brenda 45 minutave të ardhshme.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale, ndërsa zona është rrethuar dhe rrugët përreth godinës së Kuvendit janë mbyllur. Për arsye sigurie është mbyllur edhe Metroja në Sintagma.