Ballina Politika “Amant Josifi dhe Olsi Rama u morën nën mbrojtje absolute nga…”, Berisha...

“Amant Josifi dhe Olsi Rama u morën nën mbrojtje absolute nga…”, Berisha me akuza të forta ndaj kreut të SPAK: Vodhën 2 miliardë euro

115
0

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur para mbështësve të tij ka folur në lidhje me korrupsionin. Berisha u shpreh se përveç korrupsionit në vend kanë denoncuar korrupsionin shqiptaro-ndërkombëtar.

Ai më tej shtoi se Amant Josifi, ortaku i Olsi Ramës iu vjedh qytetarëve gjermanë, qytetarëve spanjollë, italianë, belgë mbi 2 miliardë euro me callcenterat por ata mbrohen nga Edi Rama dhe Altin Dumani.

Fjala e plotë:

“Miqtë e mi, lufta kundër korrupsionit është jetikë, shpëtimtare për qytetarët shqiptarë. Dhe ne e kemi bërë atë. Ju jeni dëshmitarë, pa hezitim, me vendosmëri absolute, me paanësi absolute, kemi denoncuar një nga një, aferat e tmerrshme, vjedhjet e shekullit. Kemi denoncuar djegësat, Portin e Durrësit, PPP-të, checkupin, sterilizimin, analizat, rrugët, dhjetëra e dhjetëra të tjera. Por kemi denoncuar edhe korrupsionin shqiptaro-ndërkombëtar si një nga format më të rrezikshme, më të rrezikshme për korrupsionin.

Do ta denoncojmë gjer në fund, sepse korrupsioni nuk është vetëm shqiptar, korrupsioni është armik i demokracive kudo në botë. Çfarë do të thotë kjo? Amant Josifi, ortaku i Olsi Ramës, ju vjedh qytetarëve gjermanë, qytetarëve spanjollë, italianë, belgë, mbi 2 miliardë euro me callcenterat në ortakëri me Olsi Ramën. Çfarë ndodh me këtë personazh? Mbrojtje absolute nga Edi Rama dhe Altin Dumani. A ka krim më të shëmtuar se ky? Kur u kërkua arrestimi i tij, Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës, deklaroi se krimi ka ndodhur tjetërkund. Ky është një kriminel gjakftohtë. Kriminel!

Krimi kishte ndodhur në callcenterat e Tiranës, të patronuar nga Olsi Rama, të cilët mashtronin pensionistët, qytetarët gjermanë, spanjollë, blini Bitcoine se do ua marrim me 20 përqind më shumë dhe ua vidhnin monedhën dhe i çonin në Dubai. Ne e denoncuam dhe do e denoncojmë dhe i themi Dumanit se do përgjigjesh gjer në një për këtë amnisti kriminale që mban për Edi Ramën.
Miqtë e mi, a ka krim më të shëmtuar se kjo? Erdhën prokurorët gjermanë, çfarë bëri Dumani me shokë? I mori dhe i dërgoi në callcentera, ku punonjësit nuk dinin asnjë fjalë gjermanisht. I morën ata dhe i rrasën në burg si derr në thes dhe janë akoma atje, pa kryer asnjë operacion. Sepse nuk ishin callcenterat e Amant Josifit dhe Olsit. Pra, a mund të heshtim ne? Kurrën e kurrës, të gjithë në shesh në mbrojtje të të vërtetës.”, tha Berisha.