Ballina Sport Ekipi i Seria A paguan trajnerin serb edhe pas vdekjes

Ekipi i Seria A paguan trajnerin serb edhe pas vdekjes

46
0

Bologna po zhvillon një super sezon. Thiago Motta ka formuar një grup fantastik, që lufton, luan bukur dhe po i bën tifozët të ëndërrojnë.

7 herë kampionët e Italisë ndajnë vendin e katërt me Atalantën (-1), ndërkohë që janë kualifikuar edhe në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë (kundër Fiorentinës).

Ndërkohë, klubi ka bërë një veprim shumë të bukur në lidhje me Sinisa Mihajlovic, i cili ndërroi jetë në 16 dhjetorin e vitit të kaluar pas një kohe të gjatë që luftonte me sëmundjen e leucemisë.

Ai drejtoi Bolognën në periudhën janar 2019-shtator 2022. E shtuna sjell në Serie A duelin Lazio-Bologna, klube me të cilat Mihajlovic krijoi një lidhje të fortë.

Gruaja e tij, Arianna, zbulon se Bologna ka vazhduar të paguajë ish-trajnerin (u shkarkua në shtator 2022) edhe pas vdekjes së tij.

Ata i kanë kaluar pagat e burrit tim edhe pas vdekjes, duke respektuar kontratën deri në fund. Një gjest i jashtëzakonshëm, që më dha njëfarë sigurie në një moment konfuzioni. Askush nuk më ka harruar prej tyre, duke nisur nga presidenti. Klub i veçantë dhe qytet i tillë”.