Shën Valentini është një moment i mirë që çiftet, të shprehin edhe njëherë dashurinë ndaj njëri-tjetrit. Në rrjetet sociale 14 shkurti ka qenë një moment ku na ka treguar anën tjetër të VIP-ave tanë, që duhet thënë në këtë festë, nuk janë kursyer as me deklaratat romantike, por as edhe me dhuratat.
Por natyrisht veç dhuratave, nuk kishin sesi mos të na tërhiqte vëmendjen disa poza “hot” në rrjetet sociale. Protagonist këtë herë kanë qenë Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj, Getoar Selimi. Çifti, i cili prej vitesh janë ndër çiftet më të pëlqyera të publikut, duket se këtë ditë kanë zgjedhur ta festojnë me një natë të zjarrtë. Si rrallë herë, ka qenë moderatorja, ajo që ka ndarë imazhet e nxehta në “Instagram”-in e saj.
Nata për çiftin niste në një dhomë mbushur me petale, ku nuk mungonte as vaska me hidromasazh. Marina ka ndarë imazhet e saj nudo, brenda në vaskë, duke ngritur kështu temperaturat. Ndonëse ishte kujdesur që mos të zbulonte më shumë se duhej, gjithsesi fotoja tregonte më së miri se ajo vijon të mbetet një ndër femrat më seksi në “showbizz”-it tonë.
Nga ana tjetër, në një tjetër foto, Marina kishte shkuar dhe më tej, duke fotografuar momentin ku ajo dhe reperi ishin të dy në vaksë. Natyrisht që këto poza, më shumë se romantike do t’i quanim sensuale, gjë e rrallë për natyrën e saj. Marina Vjollca është prej shumë vitesh një ndër imazhet më të dashura për publikun, që ndër vite ka qenë pjesë aktive e televizionit. Por me mbylljen e “Klanifornia”, duket se do të vijë edhe momenti për një tërheqje të saj, në mos mbyllje të karrierës si moderatore.
Megjithatë, javët e fundit, po përflitet për një rikthim të saj në ekran, por vetë ajo nuk ka pranuar të ndajë detaje për publikun. Sa i përket jetës private, Marina ka qenë gjithnjë shumë hermetike, ku vetëm kohët e fundit, ka ndarë detaje nga jeta e re si mama. Gjatë një interviste, moderatorja ka rrëfyer ndjesinë e të bërit nënë dhe si ia del të menaxhojë kohën.Ajo rrëfeu se është dëshiron që të kujdeset vetë për Marget ndaj e merr me vete në prova.
Marina Vjollca u shpreh se ndjesia e të bërit nënë është më e bukura dhe përgjegjësia më sublime. “Jam nga ato mamatë që nuk dua ndihmë, dua që Marget ta mbaj vetë, ta rris vetë. E di që është e vështirë për t’ia dalë. Kur vija në prova, e merr Marget me vete. Është ndjesia më e bukur që jam bërë nënë, nga ana tjetër përgjegjësia më sublime që Zoti më ka falur”, u shpreh moderatorja në emisionin “Rudina”.
Ndërkohë sa i përket largimit nga ekrani, ajo ka zgjedhur mos të ketë një reagim, duke zgjedhur të shijojë pushimet dhe kohën me familjen, duke e larguar vëmendjen nga ky lajm. Dhe nga Marina Vjollca, kalojmë tek një tjetër Marinë, këtë herë shumë më ekstravagante.
E kemi fjalën për Marina Farën, vajzën e këngëtares Eli Fara, që kur vjen puna për poza sensuale, pak vend i lë imagjinatës. Edhe për të, Shën Valentini ka qenë një moment i mirë për të festuar me partnerin.
Dhe festa më e mirë është padyshim një natë e nxehtë, pranë edhe një vaske me hidromasazh. Vetë vajza e këngëtares, ka publikuar fotot ku ka zbuluar pamjet nudo nga vaska. Kujtojmë që thuajse në të gjitha postimet e saj, Marina shfaqet sensuale, duke u identifikuar tanimë me këtë stil.
Por këtë Shën Valentin, ajo është mjaftuar vetëm me fotot seksi, duke mos zbuluar partnerin e ri. Kujtojmë që pas ndarjes nga i fejuar, ajo ka vendosur të jetë disi më diskrete në jetën private, duke preferuar që mos ta publikoj imazhin e të dashurit të ri. Megjithatë, këto foto konfirmuan se tashmë edhe Marina është në një romancë dhe si duket, të nxehtë.