Ballina Lifestyle Humbi nënën nga sëmundja e rëndë, Anna Lika rishfaqet për herë të...

Humbi nënën nga sëmundja e rëndë, Anna Lika rishfaqet për herë të parë në publik dhe zyrtarizon lidhjen me Bjordi Mezinin!

89
0

Prej më shumë se një viti, Bjordi dhe Anna Lika janë ndër çiftet e “showbizz”-it tonë. Megjithatë, të dy kanë zgjedhur që këtë histori dashurie ta jetojnë larg vëmendjes mediatike.

Vetëm 2 muaj më parë, Anna humbi nënën e saj dhe që prej asaj kohe, aktorja kishte preferuar që të qëndronte larg daljeve publike.

Bjordi Mezini ishte i ftuar në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania Radio”. Teksa foli për serialin, sigurisht që Bjordi nuk mund të ndalej pa thënë disa fjalë për aktoren Ana Lika për mënyrën se si po e përjeton ndarjen nga jeta të nënës së saj shkruan Panorama Plur.

Lidhur me këtë, Bjordi u ndal duke thënë: “Dua të them që Ana është një vajzë shumë e fortë. Ajo po kalon një periudhë jo të thjeshtë por na ka befasuar të gjithëve me forcën e saj”.

Për të ndryshuar disi atmosferën e bisedës, Bjordi u pyet nëse e ka mbajtur gjithnjë me hatër Anën në skenat e xhirimeve. Ai e mohoi këtë gjë duke u shprehur në këtë mënyrë: “Unë nuk e mbaj Anën me hatër, por e mbaj me këmbë në tokë se të gjithë e përkëdhelin dhe i bëjnë komplimente”.

Premiera e filmit “2 Gisht Mjaltë”, ka bërë që ajo ti rikthehet aktiviteteve në vend. Nën shoqërinë e Bjordit, dyshja u shfaq më e afërt se kurrë, ku në shoqërinë e tyre ishte dhe tezja e Annës, Inis Gjoni. Duket se tashmë lidhja mes tyre është formalizuar dhe të dy nuk kanë asnjë ndrojtje, të pozojnë si çift.