Një tjetër rast i kërcënimit përmes rrjeteve sociale, ku edhe kësaj radhe ka rënë pre një tjetër 27-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit, por ajo çfarë e bën edhe më të rëndë ngjarjes është se vetë bashkëshorti me duart e tij dyshohet se i ka publikuar të resë një video intime në rrjetet sociale.
Përpos kësaj, ai ushtonte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas. Për 29-vjeçarin A.B., që ka rënë në pranga, policia thotë se edhe e përndiqte të renë, ndërsa në banesë i është gjetur kanabis.
“Ky shtetas, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e përndiqte dhe i kishte shpërndarë një video intime të saj, në rrjetet sociale.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lende e dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton policia.