Autoritetet greke kanë vendosur që të largojnë me forcë një familje nga një shpellë ku jetonte në malin e Korintit me arsyetimin se diçka e tillë kishte dëmtuar 5 fëmijet.
Krahas tyre, policia vërejti se në këtë zonë jetonin në kushte primitive edhe familje të tjera, të cilët flinin në shpellë ose shtëpi prej balte, gatuanin me dru dhe nuk kishin asnjë kontakt me teknologjinë.
Familjet, që i përkasin grupeve askete të krishtera kishte hequr dorë prej vitesh nga jeta modern dhe ishte kthyer në periudhën e Mesjetës me besimin se kështu ishin më pranë Zotit.
Familjet që jetonin në banesa balte, brenda malit, të ngjashme me varret e lashta, u zbuluan nga një gjahtar, i cili më pas njoftoi autoritetet për të ndërhyrë.
Raportohet se familjet kanë rezistuar ndaj policisë, të cilët i akuzuan për dhunë, ndërsa deklaruan se refuzojnë sistemin shkollor të Greqisë prandaj edhe nuk i dërgojnë fëmijët atje