Ballina Sport Juventusi ‘pa busull’, Verona e ndal 2-2!

Juventusi ‘pa busull’, Verona e ndal 2-2!

156
0

Juventusi harron të fitojë. Pas dy humbjeve me Interin dhe Udinesen, “Zonja e Vjetër” merr një tjetër rezultat që nuk pritej në kampin bardhezi. Për javën e 25-të në Serie A, të besuarit e Max Allegrit barazuan 2-2 me Veronën në udhëtim.

Vendasit befasuan dhe shënuan pas vetëm 11 minutave lojë me kryeveprën e Folorunsho, para se Vlahovic nga penalltia të mbyllte pjesën e parë me shifrat 1-1.

Sërish Verona në fraksionin e dytë shënoi me Noslin për të rimarrë avantazhin. Duhej Rabiot në të 55 minutë që skuadrat të ndanin nga një pikë pas barazimit 2-2.

Tanimë Juve me 54 pikë gjendet në vendin e dytë dhe ka katër ndeshje pa fitore, me Milanin që ka dy pikë dhe një ndeshje më pak dhe mund t’i kalojë në renditje.