Ballina Politika Kryeministri Edi Rama uron 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Kryeministri Edi Rama uron 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

48
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë”, ka shkruar Rama në Facebook me një foto nga parakalimi i ushtrisë së Kosovës.

Kosova feston sot 16 vite që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008. Deri më tani mbi 100 vende të botës e kanë njohur atë.

Për 15 vjet shtetësi, Kosova është anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare, përfshirë ato financiare dhe sportive. Në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit. Kosova nuk është ende anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë e të tjera.