Ballina Politika “Në 2025, PD është fituese e zgjedhjeve”/ Bardhi flet nga Elbasani: Të...

“Në 2025, PD është fituese e zgjedhjeve”/ Bardhi flet nga Elbasani: Të nisim punën derë me derë

114
0

Kryetari i Grupit të deputetëve të Opozitës, Gazment Bardhi nga qyteti i Elbasanit është shprehur se opozita ka humbur 4 vite me luftë të brendshme, ndërkohë që tashmë është e bashkuar.

Nga Elbasanit, demokrati ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 20 shkurtit, ndërkohë që ka theksuar se në do të vijohet me aksionin e fortë opozitar, duke u shkuar qytetarëve dere më derë, atëherë PD do jetë forcë fituese në vitin 2025.

“Po të jemi të gjithë bashkë, nga sot, e të nisim punë që sot,  pa u ndalur derë më derë, në 2025 PD duhet dhe është fituese e zgjedhjeve. Jo thjeshtë se ka ardhur momenti, por se Shqipëria ka humbur 4 vite të çmuara. Unë jam dëshmitar për sakrificën dhe betejën që ju dhe ne të gjithë bashkë, bëmë në 2021. Në atë betejë, vetëm duke patur në krah njëri tjetrin, ne punuam dhe arritëm të fitojmë mendjen dhe zemrën e qytetarëve të Elbasanit. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë në këtë periudhë që na ka ngelura deri në zgjedhje. Do të duhet të fitojmë mendjen dhe zemrën e çdo qytetari të ndershëm. Këtu në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë.  Te qytetarëve që e duan ndryshimin që e presin ndryshimin  dhe që punon për ndryshimin”, shprehet Bardhi.

Fjala e plote e Gazment Bardhit

Kënaqësi të takohemi sot, këtë javë, ku dy ngjarje të rëndësishme kanë ndodhur për PD dhe opozitën, pas një periudhe ku rruga e konfliktit dhe përçarjes i mërziti dhe i bëri pesimist demokratët. Bashkimi i PD të hënën dhe bashkimi i opozitës në një fron të përbashkët dje, janë dalje nga errësira ku ishin futur të gjithë bashkë, duke bërë kështu atë që pret prej kohësh çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar i ndershëm.