Pas njoftimit se në fshatin Margegaj, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje.
Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, e kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “ Margegaj ”, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasit të përfshirë në konflikt G. B., 51 vjeç, banues në fshatin Margegaj, Tropojë.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, me fqinjin e tij, shtetasin H. B., 61 vjeç, e ka plagosur atë me mjet prerës, në krah.
Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. B., gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri mitraloz, 2 armë zjarri automatik, 2420 fishekë dhe 5 uniforma ushtarake.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.