Ballina Kosovë Pavarësia e Kosovës/ DW: Po përballet me kritika nga ndërkombëtarët

Pavarësia e Kosovës/ DW: Po përballet me kritika nga ndërkombëtarët

66
0

17 shkurt, 16-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës – një përvjetor që këtë vit festohet përballë thirrjeve ndërkombëtare që politika të mos nxisë tensionet me Serbinë, me të cilën zhvillon dialog që nga viti 2011. Nga Kosova kërkohet që të mos ndërmarrë veprime të veçuara, por t’i koordinojë ato.

Marrëdhënia Kosovë-Serbi është e tensionuar që pas sulmit të 24 shtatorit të vitit të shkuar në Banjskë në veri të Kosovës nga një grup serbësh të armatosur, ku u vra një polic nga Kosova. Atëherë Kosova akuzoi Serbinë për mbështetje të grupit të armatosur. Ndërkohë përgjegjësinë për sulmin që udhëhoqi grupin e mori ish-nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radoiçiq, i cili tashmë gjendet në Serbi. Autoritetet ndërkombëtare i kërkuan Serbisë ta hetojë rastin deri në fund dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Edhe një vendim i fundit Bankës Qendrore të Kosovës u bë shkas për rritjen e tensioneve. Me një rregullore të BQK-së përcaktohet Euro si valuta e vetme për përdorim në Kosovë. Kjo sjell ndalimin e dinarit të  Serbisë, që përdoret në pothuaj të gjitha komunat e banuara me shumicë serbe. Ky veprim i Kosovës u cilësua i njëanshëm, që mund të rrisë tensionet, jo mirë i menduar dhe pa koordinim me faktorin ndërkombëtar.

Pakënaqësi për vendimin e njëanshëm të Kosovës 

Megjithë thirrjet ndërkombëtare që Kosova ta pezullojë vendimin e BQK-së, që ndalon përdorimin e dinarit serb, vendimi hyri në fuqi më 1 shkurt. Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me këtë vendim duke nënvizuar se “me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara”. Për çështjen e ndalimit të dinarit të Serbisë në Kosovë, javën që shkoi diskutoi edhe KS-it në një seancë të jashtëzakonshme. Çështja e dinarit ka ndikuar në partneritetin e SHBA-së me Kosovën dhe qëndrimi kritikues i miqve të Kosovës për veprimet e njëanshme të saj, për ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier, janë shqetësuese.