Charles McGonigal, është një nga agjentët e rangut më të lartë të FBI-së i dënuar ndonjëherë për akuza penale. Dënimi I 16 shkurtit 2024 i Charles McGonigal do t’i shtohet dënimit prej 50 muajsh burg që ai mori veçmas në Nju Jork vitin e kaluar për komplot të paligjshëm me oligarkun rus, Deripaska që donte të hiqej nga lista e sanksioneve të SHBA.
Gjykatwsja Colleen Kollar-Kotelly urdhëroi ta vuante dënimin njwri pas tjetri. Kështu McGonigal përballet me gjithsej 6.6 muaj kur të paraqitet në burg muajin e ardhshëm për dy veprat penalet.
“Kjo është një shkelje shumë e rëndë,” tha gjykatësja Kollar-Kotelly, një shkelje që njollos integritetin e FBI-së, rrezikoi besueshmërinë e të gjitha rasteve që ai trajtoi dhe abuzoi me besimin e publikut në një kohë që institucionet qeveritare janë nën sulm. “Motivi mund të ishte vetëm lakmia,” tha ajo, ndërsa McGonigal humbi “busullën e tij morale” , shkruan ‘Washington Post’.
“Sinqerisht nuk e kuptoj pse thjesht do ta hidhnit poshtë karrierën tuaj në atë moment për para,” tha gjyqtarja, duke vënë në dukje se mund të kishte arritur të ardhura private të ‘mira’ pas një karrierë të ndritshme’.
Çfarë deklaroi në gjyq McGonigal
McGonigal ishte agjent special në divizionin e kundërzbulimit të zyrës së FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri kur doli në pension në shtator 2018. Ai pranoi se kishte fshehur nga FBI-ja marrjen e pagesave nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, dhe takimet e tij me zyrtarë të huaj, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Ai tregoi se e kishte bërë të shmangte pyetjet në lidhje me konfliktin e interesit midis detyrave të tij zyrtare dhe planeve private, për të ndërtuar mundësitë e një biznesi pas daljes në pension në atë vend, shkruan Washington post.
‘Shiti distinktivin e tij për 225,000 dollarë’
Në seancën dëgjimore 90-minutëshe, ndihmësprokurorja e SHBA-së, Elizabeth Aloi tha se fshehja e pagesave nga McGonigal, “në thelb ishte korrupsion që minon transparencën dhe besimin në integritetin në këtë degë ekzekutive të qeverisë”.
Ajo tha se McGonigal “shiti distinktivin e tij për 225,000 dollarë” dhe “tradhtoi vendin e tij”, si një njeri i ligjit që ishte “betuar të hetonte dhe të parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara, jo t’i kryente ato”.
Çfarë deklaruan avokatët në gjyq?
Avokatët mbrojtës DuCharme dhe Meagan Maloney i kërkuan gjykatësit të dallonin shërbimin e rëndësishëm që Mc Gonigal kishte dhënë për FBI-në me të cilin parandaloi një sulm në metro të Nju Jorkut si përgjigj sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001, sulmit terrorist në Loëer Manhattan dhe bombave të ambasadës së SHBA në Afrikën Lindore , dhe rasteve të tjera që mbeten të klasifikuara.
Avokati kundërshtoi pretendimin e Prokurorit se McGonigal tradhtoi vendin e tij.
DuCharme tha se McGonigal “përdori rrjetin e tij të biznesit përpara se të dilte në pension për të nisur biznesin e tij”, shkeli ligjin dhe duhet të kishte plotësuar formularët e tij financiarë dhe të udhëtimit të FBI-së, por ai kurrë nuk u akuzua për spiunazh.
‘Unë qëndroj para jush me një ndjenjë të thellë pendimi dhe pikëllimi për veprimet e mia,” i tha McGonigal gjyqtarit, para të cilit pranoi përgjegjësinë dhe llogaridhënien e plotë. Ai kërkoi falje për dhimbjen dhe pikëllimin që u shkaktoi ish-kolegëve, miqve dhe familjes së tij të FBI-së – veçanërisht gruas dhe dy fëmijëve të tij tek të 20-tat – dhe shprehu “turpin për sikletin që i shkaktova FBI-së, shkruan Washington Post’.
Bashkëpunimi me oligarkun Deripaska
Në një ndjekje penale paralele federale në Manhattan, McGonigal më herët pranoi komplotin për të pastruar para dhe për të shkelur sanksionet e SHBA-së që synonin të ndëshkonin miliarderin rus Oleg Deripaska, një oligark me lidhje me presidentin Vladimir Putin. Në rolin e tij në FBI, McGonigal ishte ngarkuar të hetonte Deripaska, aktakuza e të cilit mbi akuzat për shkelje të sanksioneve u zbulua disa muaj përpara asaj të McGonigal.
Akuzat kundër McGonigal tronditën botën e heshtur të kolegëve të tij zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane, duke pasur parasysh thellësinë e njohurive të tij për praktikat e spiunazhit të SHBA-së dhe aksesin e jashtëzakonshëm në informacione të ndjeshme. Shqetësues, ishte aksesi i tij në hetimet e spiunëve të huaj ose shtetasve amerikanë të dyshuar se punonin në emër të qeverive të huaja, si dhe humbja e agjentëve amerikanë jashtë shtetit.
Punoi për Deripaskën për 25 mijë euro në muaj
Puna e McGonigal për Deripaskën filloi në vitin 2019, kur ai u punësua në mënyrë legjitime si konsulent dhe hetues nga një firmë ligjore që përpiqej të zhbënte listën e sanksioneve të SHBA-së të manjatit të aluminit. Por McGonigal pranoi se gjatë disa muajve në vitin 2021, ai mori detyra shtesë hetimore për të cilat u pagua me para, që ai dinte se ishin pagesa të paligjshme nga një bankë e Qipros, të filtruara përmes një kompanie të Nju Xhersit.
McGonigal kishte për detyrë të zbulonte anwt e pista tw njw oligarku rus,Vladimir Potanin, rivali i Deripaskes, me tw cilin kishte luftuar për kontrollin mbi kompanitë gjigante të metaleve industriale ruse, pasi ato u privatizuan në vitet 1990. Megjithatë, pas pushtimit të Krimesë nga Rusia, Deripaska u ndalua të bënte biznes me bankat amerikane dhe entitete të tjera. Sidoqoftë, McGonigal negocioi me një bashkëpunëtor të Deripaska-s për pagesa mujore prej 25,000 dollarësh që do të dërgoheshin në një llogari të kontrolluar nga Sergey Shestakov, një përkthyes për qeverinë amerikane, i cili ishte një ish-diplomat rus.
Shestakov u akuzua për McGonigal dhe u deklarua i pafajshëm e do të përballet me gjyqin në qershor në Manhattan me akuza për komplot, shkelje të ligjit të sanksioneve të SHBA-së, pastrim parash dhe deklarata të rreme.