Superliga shqiptare vijon sot me tre ndeshjet e radhës për raundin e 24-t. Duke nisur nga 13:30 këtë të shtunë u luajtën dy duele. Erzeni humbi 0-3 nga Skënderbeu, ndërsa Laçi dhe Dinamo barazuan 1-1.
Në stadiumin e Rrogozhinës, Erzeni që luan si vendas nuk pati asnjë shans dhe humbi 0-3 me Skënderbeun. Korçarët e Gvozdenovic shënuan që pas tre minutave lojë me Franklin, para se Nikaj të dyfishonte në të shtatën minutë nga penalltia.
Në pjesën e parë Erzeni gaboi me Kahrimanovic, që shpërdoroi nga penalltia. Ishte Alia që kuptoi krahun dhe priti 11 metërshin. Sërish Nikaj për korçarët “vulosi” gjithçka në të 76 minutë me golin e tretë.
Në Kurbin, Laçi dhe Dinamo barazuan 1-1. Të parët në avantazh ishin Blutë e Mehmetit që shënuan me Denisson Silva. Ishte Klinti Qato në pjesën e dytë që vendosi ekuilibrat në të 72 minutë me një kryevepër nga jashtë zone.
Kujtojmë se dje Teuta mundi 1-0 Kukësin, ndërsa Partizani fitoi 2-1 derbin me Tiranën në “Air Albania”.
Superliga, java 24:
E premte
Teuta 1-0 Kukësi
Partizani 2-1 Tirana
E shtunë
Erzeni 0-3 Skënderbeu
Laçi 1-1 Dinamo
17:00 Vllaznia – Egnatia