Ballina Sport Sylvinhos dhe Zabaletas i shkon rruga dëm, kamera i fokuson në ndeshjen...

Sylvinhos dhe Zabaletas i shkon rruga dëm, kamera i fokuson në ndeshjen e Fulham! Armando Broja në shtëpi

197
0

Fulham po luan kundër Aston Villas në Londër për raundin e 25-të në Premier League. Në “Creven Cottage” janë prezent edhe trajneri i Kombëtares Sylvinho dhe ndihmësi i tij Zabaleta.

Stafi i kuqezinjve dëshironte të ndiqte nga pranë Armando Brojën, me sulmuesin që për shkak të një gjendje gripale ka mbetur në shtëpi dhe i pagrumbulluar nga Fulham.

Trajneri dhe stafi kuqezi pritet të ketë një takim “kokë më kokë” me sulmuesin 22-vjeçar.