Ballina Sport Trajneri i Skënderbeut: Nuk ishim gati ti shënonim 2 gola kaq shpejt...

Trajneri i Skënderbeut: Nuk ishim gati ti shënonim 2 gola kaq shpejt Erzenit

115
0

Skënderbeu mori 3 pikë të arta në transfertë. Korçarët mposhtën 3-0 Erzenin dhe tashmë afrohen akoma më shumë me “Final –Four”.

Pas sfidës Ivan Gvozdenoviq ishte mjaft i lumtur me lojën e skuadrës së tij. Ndër të tjera theksoi se:

Fitorja? Ende nuk mendoj për “Final – Four”. Si ndja Kukësit edhe sot ishte shumë e rëndësishme dhe ishim pak të stresuar. Bravo çunave dhe stafit tim për lojën që po bën kjo skuadër. Jam shumë i lumtur për fitoren.

Sot ishim pa 4 lojtarë dhe kjo është shumë e rëdësishme. Kemi sfida shumë të vështira për parë. Kemi Dinamon dhe Partizanin dhe kemi ende punë përpara për të bërë.

2 gola të shpejtë, i prisnit? E nisëm mirë, pasi shënuam dy gola shumë të shpejtë.

Nuk ishim gati të shnëonim kaq shpejt, por ishte shumë mirë dhe ishim shumë të qetë.

2-0 ishte rezultat shumë i vështirë dhe unë si trajner isha shumë i përqendruar dhe do të kërkoja golin e 3-të. Doja të freskoja ende skuadrën për të shënuar më shumë, pasi kishte shumë hapësira. Erzenin luajti dhe luftoi shumë për një gold he prandaj isha përqendruar për të shënuar sërish”.