Dy qytetarë kanë vendosur në derën e hyrjes së Kuvendit të Kosovës një pankartë me figurat e personaliteteve shqiptare. Në këtë pankartë që simbolizon hartën e Shqipërisë së Madhe, shihen dëshmorët Adem Jashari e Zahir Pajazi, ish-presidenti Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e kryeministri shqiptar Edi Rama.
Dominik Pllashniku, djali i një veterani të UCK-së i cili vendosi këtë pankartë, tha se këto figura ishin trupi politik për çlirimin e kombit.
Ai ka shtuar se pa sakrificën e Adem Jashari e Zahir Pajazitit, Kosova nuk do të festonte sot.
Ai tha se babai i tij ka luftuar për një Shqipëri të Madhe dhe jo për një flamur me yllin që simbolizon serbët që kanë kryer gjenocid në Kosovë.
“Kur bëhet bashkë e mira më të mirën veç mirësi ka. Kështu ka ndodhur sa herë që ka pasur të bëjë me njerëz të mirë. Fatet e popujve të vegjël dalin nga dyert e tragjedive të mëdha, kështu ka thënë Ismail Qemaili. Adem Demaqi me gjithë veprimtarinë e tij ishte ndër përsonalitet më fatsjellëse për Kosovën. Ndërsa Hashim Thaçi, Edi Rama, Ibrahim Rugova, Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj ishin trupi politik për çlirimin e kombit. Por pa sakrificën të Adem Jasharit e Zahir Pajaziti, Kosova nuk do të festonte sot”.
“Unë jam një i ri i cili këto detyra është dashur që t’i bëjë tjetër kush, për shkak se babi im nuk ka luftuar për Kosovën, po ka luftuar për Shqipërinë e Madhe dhe vendosja e një ylli që simbolizon serbet që kanë bërë gjenocid dhe ne sot festojmë me një flamur që ylli është për serbë që kanë bërë gjenocid tekën ne. Jo ka kjo prapavijë vetëm patriotizëm dhe identifikimin e personaliteteve shqiptare patriote”, deklaroi ai.