Napoli nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Genoas. Se do të ishte një ndeshje e vështirë për kampionët e Italisë u pa që në pjesën e parë, me 45’ minutat që përfunduan pa gola.
Me fillimin e pjesës së dytë, mysafirët nga Genoa befasuan vendasit me anë të Frendrup. Të besuarit e Mazzarrit kërkuan të reagonin dhe barazuan vetëm në fund me Ngonge.
Me këtë rezultat, Napoli është në vendin e 9-të, shumë larg pritshmërive. Në krahun tjetër, Genoa merr një pikë jetike dhe e sheh veten komode në mesin e tabelës.