Ballina Kosovë Ambasada amerikane publikon letrën e njohjes së Kosovës para 16 vjetësh

Ambasada amerikane publikon letrën e njohjes së Kosovës para 16 vjetësh

77
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar letrën kur e njohën zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran 16 vjet më parë.

Në deklaratën e Sekretares së atëhershme të Shtetit Condoleezza Rice thuhej se presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“16 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Në deklaratën e Sekretares së atëhershme të Shtetit Condoleezza Rice thuhej se presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona.

Vendosja e këtyre marrëdhënieve do të riafirmojë lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë lidhur së bashku njerëzit e Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, thuhet në deklaratë.