Ballina Sport Real Madrid humb shansin e shkëputjes, Vallecano e Balliut e ndal 1-1!...

Real Madrid humb shansin e shkëputjes, Vallecano e Balliut e ndal 1-1! Uzuni dhe Muriqi në apel

60
0

La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 25-të. Kjo e dielë sportive ka nisur me surpriza, teksa Rayo Vallecano e Ivan Balliut ka ndalur në barazimin 1-1 Realin e Madridit, duke hapur garën për trofeun. Këtë pasdite në apel me skuadrat e tyre janë thirrur Myrto Uzuni dhe Vedat Muriqi.

Në “Futbol de Vallecas”, Rayo Vallecano e Ivan Balliut barazoi 1-1 me Real Madridin, duke bërë që “Galaktikët” mos shkëputen në renditja dhe gara për titullin e kampionit të jetë më e zjarrtë në elitën e Spanjës. Miqve të Ancelottit iu deshën vetëm 180 sekonda për golin e parë, me Joselu që shënoi shpejt. De Tomas barazoi nga penalltia në të 27 minutë dhe paçka rasteve skuadrat ndanë nga një pikë. Real Madrid e mbylli këtë ndeshje me dhjetë vetë, kjo pas daljes me karton të kuq të Carvajal në fundin e duelit.

Titullar në këtë sfidë Ivan Balliu, me mbrojtësin e Kombëtares që bëri një paraqitje të mirë duke u ndëshkuar me karton të verdhë në të 45+4 minutë. Me 62 pikë Real Madrid është në krye të renditjes, gjashtë pikë më shumë se Girona (një ndeshje më pak) ndjekëse. Vallecano me 25 pikë rikthehet te barazimi pas tre humbjeve dhe qëndron në vendin e 14-të.