Ballina Kronika Të dehur në timon, arrestohen tre drejtues mjetesh në Sarandë

Të dehur në timon, arrestohen tre drejtues mjetesh në Sarandë

104
0

Tre shoferë në Sarandë kanë përfunduar pas hekurave pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

”Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. S., 39 vjeç, banues në Sarandë, A. M., 63 vjeç, banues në Greqi dhe K. D., 63 vjeç, banues në Finiq.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.