Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së shtunës në fshatin Ruzhdie të Patosit, Fier.
Shtetasi me inicialet N.D., rreth 80 vjeç, është gjetur nga familjarët e tij, në një kasolle, ku dyshohet se ai është vetëvarur.
Policia po punon për të zbardhur ngjarjen.
Njoftimi i Policisë Patos – Informacion paraprak:
Rreth orës 16:40, në fshatin Ruzhdie, Patos, në një (kasolle), afër banesës, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi N. D., rreth 80 vjeç.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje.