TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Alibeaj akuzon Ramën dhe Veliajn për 7 vepra penale.
Alibeaj kallëzon Ramën dhe Veliajn për veprat penale “korrupsioni aktivë i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimi i detyrë”, “Shkelja e barazisë në pjesëmarrja në tendera ose ankande publike”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, të kryera në bashkëpunim në “kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në lidhje me padinë, foli deputetja e PD-së Oriola Pampuri. Ajo tha se të gjitha akuzat janë në dokumentin e dorëzuar në SPAK.