Ballina Aktualitet “Akt barbar kundër mjedisit dhe turizmit”, Balla ndan videon me “malin” e...

“Akt barbar kundër mjedisit dhe turizmit”, Balla ndan videon me “malin” e mbeturinave në Parkun e Llogarasë: Policia e Shtetit ka proceduar penalisht tre persona

66
0

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shpërndarë një video ku duken një “mal” mbeturinash në Parkun e Llogarasë.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla e quajti hedhjen e mbeturinave një akt barbar kundër mjedisit dhe turizmit, ndërsa ka deklaruar se Policia e Shtetit ka proceduar penalisht tre persona mbi ngjarjen.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit po kryen detyrat e veta për ta mbrojtur mjedisin. Hedhja e mbetjeve si në videon më poshtë në Parkun e Llogarasë është një akt barbar kundër mjedisit dhe turizmit. Policia e Shtetit ka proceduar penalisht tre persona, administratorë të njësive trgëtare të zonë. Ju lutem na ndihmoni t’i denoncojmë këto raste dhe t’i tregojmë shkelësve se penalitetet janë të rënda.