Ballina Politika “Dihet fillimi, por nuk dihet fundi”, Këlliçi zbardh detaje nga protesta e...

“Dihet fillimi, por nuk dihet fundi”, Këlliçi zbardh detaje nga protesta e ditës së nesërme: I pranishëm do të jetë dhe Berisha

52
0

Drejtuesi politik i “Rithemelimit” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka deklaruar në një intervistë televizive, se për herë të parë agjenda dhe skenari i protestës të thirrur nga opozita në 20 shkurt, do drejtohet nga qytetarët.

Sipas tij, 20 shkurti është “pika e ujit që do derdhë kupën” dhe protesta do të drejtohet nga qytetarët e shumtë që do të jenë të pranishëm.

“Për herë të parë kemi vendosur që të lëmë vetë qytetarët që të diktojnë agjendën dhe skenarin e protestës”, tha Këlliçi.

Ndaj tha ai, “ky është një moment reflektimi dhe sensibilizimi për çdo qytetar shqiptar ku do duhet të reflektojmë mbi ecurinë e Shqipërisë sidomos në këtë dekadën e fundit”.

I pyetur se çfarë do të thotë kjo kur protesta do drejtohet nga qytetarët, Këlliçi u shpreh se, “kjo protestë kombëtare do të fillojë në 17:30,  e thirrur nga opozita. Gjithë drejtuesit e PD-së prej më shumë se 10 ditësh janë në terren duke zhvilluar takime të ndryshme jo vetëm me strukturat e partisë por dhe me qytetar të ndryshëm.  Do të jetë një protestë masive, një protestë e madhe. Dihet fillimi por nuk dihet fundi pikërisht kur mbaron”.

Gjithashtu ish-kandidati i opozitën për zgjedhjeve vendore të 14 Majit, Belind Këlliçi ka konfirmuar që kjo protestë do të përshëndetet dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe Berisha do të jetë i pranishëm në protestë”, tha ai.

Sakaq Këlliçi thekson se, “Shqetësimi kryesor kur takojë qytetarët të ndryshëm është se i ka ardhur fundi atij modeli proteste që mblidhen 60 minuta dhe shpërndahet. Qytetarët duan një protestë të fuqishme , kërkojnë me ngulmë një protestë të ashpër dhe kërkojnë që të ketë një reagim shumë të fortë.  Po kjo nuk do të thotë që ne të thërrasim qytetarët dhe të bëjmë një përplasje fizike”.

Me sa kuptojë nga takimet e zhvilluara tha Këlliçi, qytetarëve i është prekur nervi për shkak të varfërisë ekstreme, për shkak të mjerimit dhe çmimeve të shtrenjta të ushqimeve bazike.