Ballina Sport Ishte në dilemë për ndeshjen kundër Interit, Simeone vendos për Moratën

Ishte në dilemë për ndeshjen kundër Interit, Simeone vendos për Moratën

95
0

Në prag të ndeshjes kundër Interit, takim i vlefshëm për Champions League, trajneri i Atletico Madridit, Diego Pablo Simeone ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar.

Lajmi i mirë  për teknikun argjentinas është rikthimi i Alvaro Moratas, i cili pësoi dëmtim në ndeshjen kundër Sevillas në kampionatin spanjoll. Morata është pjesë e grupit dhe mund të kontribuojë në përballjen ndaj zikaltërve.

Gabriel Paulista është rikuperuar gjithashtu dhe mund të jetë një alternativë e mirë për prapavijën. Takimi Inter-Atletico Madrid luhet të martën dhe gjykohet nga arbitri rumun, Kovacs.