Ballina Sport Kamikazi i Armando Dukës, si provokator në Vlorë

Kamikazi i Armando Dukës, si provokator në Vlorë

72
0

Klubi i Flamurtarit ka njoftuar pasditen e së dielës se ka depozitua një denoncim për Bujar Pregjën.

Në njoftimin e bërë nga klubi vlonjat thuhet se zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit ka nxitur dhunë, ka prishur rendin publik si dhe ka fyer tifozerinë vlonjate.

Bujar Pregja ishte vëzhgues i arbitrave në ndeshjen Flamurtari-Korabi, e vlefshme për Kategorinë e Parë, përballje që kuqezinjtë e fituan me rezultatin 2-0.

“Çuditërisht mbas mbarimit të ndeshjes Z.Pregja ka provokuar tifozët vlonjatë në një mënyrë që s’po e kuptojmë pse. Çfarë qëlimi ka?

Klubi i Flamurtarit s’mund të rrinte indiferent ndaj këtij reagimi të këtij personi që nuk është shumë dashamirës ndaj klubit tonë,”-u shpreh Alfred Ferko, drejtor i Flamurtarit.

Javët e fundit klubi i Flamurtarit ka reaguar fort dhe ashpër ndaj vendimeve të arbitrave, që sipas tyre janë orkestruar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Duke shtuar edhe këtë denoncim vihet re qartë se situata mes palëve është e tensionuar. Pyetjes nëse i tremben apo jo një hakmarrjeje të mundshme nga federata, kreu i klubit përgjigjet kështu:

“Ne jemi shumë të qetë sepse kemi të drejtë për atë që bëmë, për denoncimin. E drejta është në anën tonë,”-deklaroi Alfred Ferko, drejtor i Flamurtarit.

Më herët presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi ka njoftuar se do denoncojë në prokurori FSHF-në dhe kreun e saj Armand Dukën pasi po dënojnë qëllimisht nëpërmjet arbitrave klubin vlonjat.