Ballina Aktualitet “Kërkimi nga Interpoli vjen për shkak të kërkimit nga drejtësia”, eksperti i...

“Kërkimi nga Interpoli vjen për shkak të kërkimit nga drejtësia”, eksperti i Sigurisë zbulon detajet e bujshme: Ja kush është qyteti me numrin më të lartë të kriminelëve

87
0

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, ka bërë një renditje të qyteteve me numrin më të lartë të personave të shpallur në kërkim.

Në emisionin televiziv, Softa tha se Durrësi është qyteti me numrin më të lartë të personave të shpallur në kërkim dhe më pas vijnë Shkodra, Tirana, Lesha, etj.

Ai tha gjithashtu se Gjirokastra është qyteti me numrin më të ulët të personave të shpallur në kërkim.

Sipas Softës, nuk ka rëndësi për çfarë vepre penale akuzohesh që të shpallesh në kërkim nga Interpol, por mjafton vetëm që drejtësia shqiptare të mos të gjejë ku je.

“Kërkimi nga Interpoli vjen për shkak të kërkimit nga drejtësia. Nuk ka rëndësi se për çfarë je në kërkim. Nëse ti nuk e gjen në Shqipëri je i detyruar të bashkëpunosh. Në Shqipëri ka një statistikë, ajo që ju thatë në fillim, 718 persona të shpallur në kërkim. Ka një klasifikim.

Vendi i parë është Durrësi, vendi i fundit është Gjirokastra. Pastaj vijnë Shkodra, Tirana, Lezha, etj.

Pra kështu ka një shpërndarje që tregon si është përqëndruar intensiteti apo krimi në Shqipëri. Pastaj nëse ti nuk e gjen brenda territorit në Shqipëri, ti e shpall në kërkim ndërkombëtar, madje duke i kërkuar ndihmë edhe publikut”, tha Softa.